Trajneri i Botafogos flet për spekulimet rreth transferimit të Ronaldos

- Bota Sot

Trajneri i Botafogos flet për spekulimet rreth transferimit të Ronaldos

“Nuk mund t’i thuash jo një ylli të tillë.” Kështu është përgjigjur Renato Paiva, trajner i Botafogos kur u pyet rreth spekulimeve, sipas të së cilave Cristiano Ronaldo e ka marrë një ofertë për t’iu bashkuar ekipit të tij me rastin e Botërorit të Klubeve.

Ekipi brazilian, së bashku me skuadrat tjera, Fluminense, Flamengo e Palmeiras, do të marrin pjesë në turneun që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 14 qershori deri më 13 korrik.

Në fakt, mediumi spanjoll “Marca” shkroi se Botafoto e do legjendën portugeze, por deri tash nuk ka asnjë konfirmim.

“Viti i Ri është vetëm në dhjetor… Por, nëse vjen, nuk mund t’i themi jo. Nuk e di asgjë, vetëm po i përgjigjem pyetjes.

Por, siç e kam thënë, trajnerët i duan gjithmonë më të mirët. Ronaldo, edhe në moshën e tij, është ende një makineri e golit. Në një skuadër që krijon rast pas rasti, do të ishte perfekt”, u përgjigj trajneri Paiva në konferencë për shtyp.

Nuk është një mister tashmë që vazhdimi i kontratës së Ronaldos me Al Nassr është vënë në rrezik pas sezonit të radhës pa trofe.

Mungesa e prezencës në Botërorin e Klubeve dhe mungesa e kualifikimit në Ligën e Kampionëve aziatike e ka mbërri kulmin.

Natyrisht, Ronaldo është ambientuar mjaft mirë në Arabinë Saudite dhe nuk përjashtohet mundësia që ai t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër të Saudi Pro League gjatë verës që po vjen.



Read it all at Bota Sot