Leart Paçarada po kalon ditët e festës me klubin e famshëm Koln.
Skuadra e Koln-it është kampion i Bundesliga II me 61 pikë, dy më shumë se Hamburgu dhe rikthehet pas një vite në rangun elitar!
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, titullar i padiskutueshëm të Koln-i, ka festuar përkrah prindërve të tyre.
Shukri Paçarada, prindi i Leartit, është legjenda e futbollit të Kosovës.
Shukriu, ish portieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, ndihet sikur në qiellin e shtatë me të birin që realizuan synimet.
Po kush është Shukriu?
Doli nga klubi i futbollit Llapi i Podujevës, bile në një rast ka luajtur edhe si qendërsulmues!
Shukri Paçarada ka debutuar për Prishtinën e famshme me 22 shkurt të vitit 1987 si 20 vjeçar e duke tronditur Marakanën e Beogradit.
Paçarada thuajse i kishte 100 duar duke mbrojtur rastet që nuk mbroheshin ndaj sulmuesve të Cërvena Zvezdës, ku Prishtina barazoi (0:0) dhe u kthye me një pikë të madhe, mediat e Beogradit shkruanin kush është ky talent i madh, Shukriu.