Tifozët anglezë në panik

- Bota Sot

Tifozët anglezë në panik

Për tifozët e Mançester Junajtid dhe Totenhemit transferta spanjolle në Bilbao është kthyer në një makth të vërtetë.

Numri i lartë i britanikëve që kanë udhëtuar drejt qytetit bask ku do të mbahet edhe finalja e madhe e Ligës së Europës ka bërë që pronarët e hoteleve të spekulojnë me çmimet.

Kështu shtypi britanik ka nxjerrë në pah se si një hotel me një yll siç është “Ria” ofron një dhomë për për plot 800 stërlina. Ndërsa  1000 stërlina nata kushton një dhomë në hotelin me tri yje “Ilunion Bilbao”.

Sa u përket hosteleve në “Moon Hostel Bio” një natë kushton plot 664 stërlina.



Read it all at Bota Sot