80.000 mijë tifozë anglezë në Bilbao

- Bota Sot

80.000 mijë tifozë anglezë në Bilbao

San Sebastiani ishte arena më e fundit ku huliganët e dy skuadrave finaliste të Ligës së Europës “matën forcat” mbrëmjen e kaluar.

Në pritje të aktit të fundit, tifozët e Junajtid dhe ato të Totenhemit janë përleshur në rrugët e qytetit të vogël bask duke mos kursuer karriget dhe tavolinat ku ishin akomoduar.

Policia e qytetit të Bilbaos nuk ka raportuar për viktima, por vetëm për dëme materiale pas një sherri masiv që mori jetë në rrugët e qytetit të vogël.

Siç dihet secila prej skuadrave ka marrë nga 15.000 mijë bileta për të akomoduar tifozët e saj në “San Mames”, por drejt Spanjës mësohet se kanë udhëtuar plot 80.000 mijë tifozë. Ndërsa kapaciteti i impiantit ku do të mbahet finalja është 53.000 mijë vende.



Read it all at Bota Sot