Lajme të mira për Interin

- Bota Sot

Lajme të mira për Interin

Lajme të mira nga infermieria për skuadrën e Interit. Davide Fratezi dhe Lautaro Martinez kanë punuar për një periudhë kohe me skuadrën dhe kështu që do të jenë gati për sfidën e radhës në kampionat.

Plani i trajnerit Simone Inzagi është që t’i ketë të dy lojtarët, mbi të gjitha Lautaron për pak minuta në sfidën e fundit të kampionatit ditën e premte dhe pastaj të jetë gati për finalen e madhe të Mynihut. Lautaro nuk aktivizohet që prej gjysmëfinales së kthimit kundër Barcelonës, ku rezultoi vendimtar me një gol dhe një penallti të fituar.

Ai luajti i dëmtuar dhe gjatë kësaj kohe ka ndjekur një plan riaftësimi me synimin për të qenë gati për finalen.

Sigurisht që do t’i duhen disa minuta në këtë ndeshje të kampionatit për të ngrohur motorët dhe për të treguar se është gati për sfidën vendimtare të sezonit.



Read it all at Bota Sot