Thaçi beson se Prishtina me Plisat e fitojnë Kupën ndaj Llapit

- Bota Sot

Thaçi beson se Prishtina me Plisat e fitojnë Kupën ndaj Llapit

Prishtina dhe Llapi do të përballen nesër mbrëma në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Për të dyja skuadrat, kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë, pasi që jo vetëm e fitojnë trofeun, por edhe e sigurojnë garimin në Evropë sezonin tjetër.

E për këtë ndeshje ka folur edhe kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi.

“Besoj shumë se do ta arrijmë qëllimin, bashke me ndihmën e Plisave ta fitojmë kupën dhe të dalim në Europë”, tha ndër tjera ai.



Read it all at Bota Sot