Sulmuesi Ermir Rashica vijon të bëjë bujë në kampionatin ukrainas që pas largimit të tij nga Skënderbeu.
Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë ka fituar një çmim në skuadrën e Metalist 1925.
Ermir Rashica është shpallur lojtari më i mirë i muajit prill në skuadrën e tij. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës tre herë në muajin që lamë pas, duke u bërë protagonist për skuadrën ukrainase.
Ermir Rashica i dha lamtumirën Kategorisë Superiore në muajin shkurt të këtij viti, për t’u transferuar në kampionatin ukrainas. Metalist 1925 pasuroi Skënderbeun me 300 mijë euro për shërbimet e 21-vjeçarit.