Interi po përgatit një mini-revolucion në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Marko Arnautovic dhe Joaquin Correa, i cili është në përfundim kontrate, nuk do të jenë të vetmit që do të largohen nga skuadra.
Edhe Mehdi Taremi, i cili nuk ka bindur gjatë këtij sezoni, pritet të largohet në fund, përveç nëse pranon të mbetet si opsion i pestë me minutazh të kufizuar.
Drejtuesit e Interit janë tashmë në lëvizje dhe kanë në shënjestër dy emra për të kompletuar prapavijën sulmuese Lautaro-Thuram.
Emri i parë është ai i Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez, i cili këtë sezon ka qenë pjesë e Manchester United, pritet të largohet pas vetëm një viti. Interi po punon për një huazim me të drejtë blerjeje, që mund të shndërrohet në detyrim në kushte të caktuara. Për më tepër, paga e tij prej 3.5 milionë eurosh në vit konsiderohet e përballueshme për klubin zikaltër.
Emri tjetër në listë është ai i Ange-Yoan Bonny, talenti francez i Parmës. Me karakteristika të ngjashme me Marcus Thuram, Bonny nuk është një “bomber” i zakonshëm (6 gola këtë sezon), por ka impresionuar drejtuesit zikaltër, sidomos Ausilio, për punën e tij taktike dhe fizike për ekipin. Vlera e tij në merkato është rreth 20 milionë euro.