Igli Tare te Milani, Etrit Berisha: Është i duhuri, ka personalitet

- Bota Sot

Igli Tare te Milani, Etrit Berisha: Është i duhuri, ka personalitet

Legjenda e futbollit shqiptar, Igli Tare, pritet të nënshkruajë si drejtor i Milanit gjatë këtyre ditëve.

Për këtë situatë ka folur portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha.

Berisha thotë se pikërisht Tare është njeriu i duhur për skuadrën italiane.

“Igli Tare, njeriu i duhur te Milani.

Gjëja e rëndësishme që dua të nënvizoj është se ai jeton së bashku me ekipin. Ka personalitet, nëse sheh dikë nën nivel, nuk ka frikë t’ia thotë ashtu siç është e vërteta pa u fshehur.

“Ai di të komunikojë ashtu si duhet duke i ndihmuar. Kjo ndodh si me të rinjtë, ashtu edhe me senatorët”, është shprehu Berisha

Igli Tare ka pasur sukses të jashtëzakonshëm si drejtor sportiv sa ishte te Lazio. Madje një vit ishte shpallur si më i suksesshmi.



Read it all at Bota Sot