Arne Slot i përgjigjet Decos

- Bota Sot

Arne Slot i përgjigjet Decos

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot mbajti konferencën e fundit për këtë sezon para ndeshjes së nesërme.

Sezonin e ardhshëm ai nuk do të ketë në dispozicion Trent Aleksandër-Arnold dhe nuk kurseu disa kritika ndaj tij, i cili do të transferohet falas te Real Madridi.“Nuk isha plotësisht i kënaqur me atë që bëri në fushën e stërvitjes.

Sidoqoftë, ai do të largohet, mund të jetë dhurata e parë që mund t’i jap Çabi Alonsos. I thashë se është shumë më i mirë nga sa mendojnë njerëzit, por ai nuk e tregon gjithmonë këtë.

Sipas mendimit tim, pati momente kur ai mund të kishte bërë më shumë, për ta thënë butë.”

Lidhur me fjalët e drejtorit sportiv të Barcelonës, Dekos, i cili tha se e admiron Luiz Diaz, trajneri i Liverpulit ishte i qartë: “Unë gjithashtu admiroj Lamine Jamal dhe Rafinja. Ka shumë lojtarë dhe të flasësh për ata që kanë kontrata me klube të tjera është e komplikuar.”

Slot më pas pranoi se ishte “krenar” që kishte fituar Premier Ligën me Liverpulin dhe shprehu besimin e tij në aftësinë e Muhamed Salah për të fituar Topin e Artë: “Kam shpresa të mëdha për Salah.

Ai ka pasur disa sezone të shkëlqyera, por ky ndoshta ka qenë më i miri për sa i përket numrave dhe fitores sonë në Premier Ligë.

Kjo i jep atij një shans. Fatkeqësisht, ai nuk është lojtari i vetëm në garë, por ka një shans të mirë, përndryshe do të japë edhe më shumë sezonin e ardhshëm. Mentaliteti i tij e bën atë një lojtar që nuk është kurrë i kënaqur. Si ekip mund të bëjmë pak më mirë. Kemi luajtur për katër trofe dhe kemi fituar vetëm një, edhe nëse është më i vështiri.”



Read it all at Bota Sot