Vushtrria dhe Liria e Prizrenit janë në presionin e ndeshjes së nëserme për faktin se gabimi më i vogël nuk riparohet dhe do të mbeten sërish në Ligën e Parë të Kosovës.
Fitorja i dërgon në finale të barazhit, për të kërkuar rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Lirisë do të luhet nesër (16.00) në stadiumin “18 Qershori” në Klinë duke filluar në orën 16.00.
Liria është skuadrë që zuri vendin e dytë në Ligën e Parë, Grupi A dhe Vushtrria në vendin e dytë në Grupin B.