Napoli bëhet gati për festën e titullit kampion numër katër në historinë e tij.
Sigurisht, më parë duhet të kalojë Kaljarin në ndeshjen e javës së fundit të këtij sezoni në Serinë A.
Napolitanëve u mjafton një fitore për të qenë të qetë për titullin, pasi kryesojnë renditjen me një pikë avantazh ndaj Interit pa u nisur ndeshjet e javës së fundit.
Pengesë për ta do të jetë portieri i Kombëtares shqiptare, Alen Sherri, i cili e nis titullar ndeshjen e sotme me fanellën e Kaljarit.
FORMACIONET ZYRTARE
NAPOLI (4-4-2): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Olivera, Spinacola; Politano, Anguisa, Gilmur, MekTominej; Lukaku, Raspadori.
Trajner: Kristian Stelini
KALJARI: Sherri, Mina, Luperto, Zortea, Zapa, Makumbu, Deiola, Adopo, Auxhelo, Viola, Pikoli.
Trajner: Davide Nikola.