Pas shpalljes kampion për herë të 25-të në Superligën turke, Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për tifozët dhe historinë e klubit.
Sipas raportimeve nga media turke, klubi kishte synuar të ftonte superyllin e muzikës pop, Dua Lipa, për të performuar në ceremoninë festive.
Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, thuhet se kërkoi 3.5 milionë dollarë për një paraqitje live, shkruan DailyMail. Kjo shifër u konsiderua tepër e lartë nga drejtuesit e klubit stambollit dhe, si rrjedhojë, oferta nuk u pranua.
Pavarësisht refuzimit të bashkëpunimit me këngëtaren, festimet për titullin e 25-të kampion të Galatasaray do të mbahen.
Kjo arritje historike i jep klubit të drejtën të vendosë pesë yje mbi stemën – një simbolikë e futbollit turk që përfaqëson çdo pesë tituj të fituar.
Themeluar në vitin 1905, nga djali i shkrimtarit shqiptar, Sami Frashëri, Aliu, Galatasaray mbetet skuadra më e dekoruar në historinë e futbollit turk, duke forcuar edhe më tej dominimin dhe trashëgiminë e saj sportive.