Bayern po humbet terren

- Bota Sot

Bayern po humbet terren

Bayern ka dy vite që përpiqet të transferojë Florian Wirtz dhe, sipas të gjitha gjasave, nuk ia doli.

Ylli gjerman po kalon te Liverpool. Ai nuk ka dëgjuar këshillat e familjes së tij për të qëndruar në Bundesligë duke kaluar te Bayern, sepse i pëlqen Premier League.

Duket qartë se Bayern nuk e ka forcën e dikurshme në tregun gjerman. Një herë e një kohë, nëse ishe lojtar gjerman, destinacioni i ëndrrave ishte Bayern.

Kjo nuk ndodh më, sidomos sepse Premier League është kthyer në një super kampionat. Në ishull nuk është vetëm rroga ajo që bind lojtarët, por konkurrenca dhe vëmendja. Në Bundesligë ke 2-3 ndeshje big në vit, kurse në Premier League thuajse në të gjitha javët e kampionatit.

Bundesliga duhet të bëhet më tërheqëse. Bayern po humbet terren.



Read it all at Bota Sot