Mançester Junajted është vendosur që të nxjerr në tregun e lirë 3 futbollist që nuk bëjnë pjesë të asnjë planifikimi të “Djajve të Kuq”. Markus Rashford, Xhadon Sanço dhe Antoni.
Këta janë tre lojtarët që po përpiqet të shesin drejtuesit e Man. Junajtedit këtë verë.
Tre sulmuesit anësorë, pavarësisht klasit të tyre, nuk janë më pjesë e planeve të klubit për të ardhmen e klubit.
Amorim pret rreth 100 milionë paundë me shitjet e tyre, ndërkohë që ka edhe 100 milionë paundë të tjera buxhet nga klubi për merkaton. Gjithsej, 200 milionë paundë për të ndryshuar skuadrën.