Napoli në delir për titullin, Conte: Kush fiton, shkruan historinë, të tjerët e lexojnë…

- Bota Sot

Napoli në delir për titullin, Conte: Kush fiton, shkruan historinë, të tjerët e lexojnë…

Festa për titullin e Napolit vazhdon dhe hyn në kulmin e saj, pas fitores 2-0 ndaj Cagliarit, që solli triumfin e katërt në kampionat. Pas përfundimit të ndeshjes, nisi ceremonia e festimeve për titullin.

I pranishëm në fushë, trajneri Antonio Conte foli kështu nga skena e ndarjes së çmimeve: "Bëmë të gjithë së bashku diçka magjike. Nëse ju kujtohet, në Dimaro dhe gjatë prezantimit ju thashë: është hera e parë që vij në një vend dhe marr pa dhënë gjë.

Ju më keni pritur në mënyrë të pakushtëzuar, më dhatë gjithçka dhe unë jam përpjekur t’jua shpërblej në mënyrën më të mirë të mundshme, duke punuar fort. Jemi përpjekur bashkë me djemtë t’ju entuziazmojmë dhe t’ju rikthejmë te fitorja. Siç u them gjithmonë djemve, kush fiton, shkruan historinë, të tjerët e lexojnë. Forca Napoli!"

I pyetur nga DAZN pas fitores 2-0 ndaj Cagliarit, Conte foli edhe për të ardhmen e tij: "Po e shijojmë gjithçka, kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin dhe familjen e tij.

Këtë vit patëm mundësinë të njiheshim më mirë. Po festojmë të gjithë së bashku, ndoshta në mënyra të ndryshme, por jemi të dy fitues".



Read it all at Bota Sot