Londër: Tre djem dhe një grua vdesin nga zjarri në shtëpi, një burrë arrestohet në vendngjarje

- Bota Sot

Londër: Tre djem dhe një grua vdesin nga zjarri në shtëpi, një burrë arrestohet në vendngjarje

Tri djem dhe një grua kanë vdekur nga zjarri në një shtëpi në Londër, dhe një burrë është arrestuar në vendngjarje.

Policia atje ka nisur hetimet, pasi u thirrën për të ndihmuar zjarrfikësit pak pas orës 1:20 të mëngjesit sot.

Një grua 43-vjeçare dhe tre djem, të moshës 15, tetë dhe katër vjeç, vdiqën në vendngjarje, tha policia, raporton Skynews.

Një burrë 41-vjeçar u arrestua në lidhje me incidentin dhe mbetet në paraburgim.

“Oficerët arrestuan një burrë në vendngjarje dhe vazhdojmë të punojmë së bashku me hetuesit nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, shtoi policia.



Read it all at Bota Sot