Shkëndija e Haraçinës sot në orën 17.00 kërkon hyrjen në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Ndeshja e play – off-it luhet në Kavadar.
Osogovo përfundoi në vendin e 14-të në Ligën e Dytë dhe Shkendija e e Haraçinës, kampione e Ligës së Tretë në rajonin verior, do të përballen mes vete sot.
Ndeshje që pritet me emocione.
Haraçinasit janë në këmbë, kërkojnë me ngulm hyrjen në Ligën e Dytë.