Katër gola e një shtyllë, Vushtrria në finale të barazhit

- Bota Sot

Katër gola e një shtyllë, Vushtrria në finale të barazhit

Vushtrria është në finale të barazhit në kërkim që të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.

Vushtrria e ka mposhtur me përmbysje me rezultat 3:1 Lirinë e Prizrenit,, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 qershori” në Klinë.

Mbi 2 mijë shikues panë lojë të luftuar deri në minutën e fundit.

Liria që përfundoi në vend të dytë në Grupin A dhe Vushtrria në Grupin B, u përballen mes vete,

Në minutën e 10-të Dijar Nikqi me një lëvizje dinake futet në 16-sh dhe me goditje të fortë kaloi në epërsi (0:1) Lirinë.

Vushtrria hidhet në sulm me të gjitha forcat duke barazuar rezultatin në minutën e 36-të.

Futbollisti Daut Maxhuni nga afërsia e mposhti portierin Flamur Gashi të Lirisë.

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 53-të pasi që gjyqtari Alban Shala shikoi VAR-in, akordoi penallti për Vushtrrinë.

Elshani pa nevojë e shtyu me krah lojtarin e Vushtrrisë brenda 16-shit. 

Theophilus Solomon me gjakftohtësi e me mjeshtri ka shënuar nga penalltia, për epërsinë e Vushtrrisë në minutën e 55-të. 

Liria u mundua por pa sukses deri në fund. 

Në minutën e 67-të shtylla e majtë ia mohoi golin Berishës, kapitenit të Lirisë, 

Në minutën e 90+7 Urim Statovci i vetmuar e me goditje të fortë përtoke ka shënuar për 3:1.

Djelmoshat e kryetrajnerit të Lirisë, Leotrim Krasniqit, të pafat duke mos realizuar synimin, kësisoj do të vazhdojnë në Ligën e Parë edhe në edicionin 2025-2026.

Armend Dallku, kryetrajner i Vushtrrisë, vazhdon rrugëtimin drejt Superligës, tani pritet të takohet në finale të barazhit me Llapin apo Suharekën, me skuadrën që renditet në pozitën e tetë në elitë.



Read it all at Bota Sot