Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ishte i pranishëm në fushën e stadiumit të Baselit, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni dhe të fundit në karrierën e vëllait të tij, Taulant Xhakës.
Graniti u fut në fushë së bashku me ish-mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë dhe dha një premtim të madh për tifozët e kampionit të Zvicrës.
Ai thotë se së shpejti do të rikthehet te skuadra e Baselit.
“Një Xhaka po largohet, por tjetri do të vijë së shpejti”, u shpreh Granit Xhaka
Me këtë mesazh, Granit Xhaka jep një premtim të madh, që në të ardhmen do të rikthehet të luajë te skuadra e Baselit, aty ku nisi gjithçk.