Skuadra e Kumbullës shmangu rënien në ndeshjen e fundit të La Ligës

- Bota Sot

Skuadra e Kumbullës shmangu rënien në ndeshjen e fundit të La Ligës

Espanjoli i Marash Kumbullës, arriti të shpëtonte sezonin, pas triumfit 2-0 ndaj Las Palmas në duelin e fundit të La Ligës, teksa triumfuan me rezultatin 2-0. 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, nuk ishte i pranishëm në këtë përballje për shkak kartonash.

Teksa golat e Puados dhe Millas i siguruan 3 pikë të arta Espanjolit që e mbylli kampionatin në kuotën e 42 pikëve, 2 më shumë se Leganes që u pozicionua në vendin e 18-të duke rënë nga kategoria. 

Në fund të sfidës ndaj Las Palmasit, një festë elektrizuese shpërtheu në kampin vendas, ku tifozët e Espanjolit pushtuan fushën duke festuar me lojtarët.



Read it all at Bota Sot