Granit Xhaka habit të gjithë me deklaratë, Stucki përgjigjet!

- Bota Sot

Granit Xhaka habit të gjithë me deklaratë, Stucki përgjigjet!

I ndezur nga vëllai i tij, Taulanti, Granit Xhaka (32 vjeç), ka habitur të gjithë me deklaratën e sotme në stadiumin “St. Jakob – Park” në Basel.

Taulant Xhaka u pensionua nga futbolli aktiv, ndërsa Granit Xhaka ka befasuar me deklaratë, duke thënë “Në emër të familjes Xhaka, dua të falënderoj lojtarët, stafin dhe të gjithë klubin. Mund t’ju premtoj një gjë:

Një Xhakë po largohet, por tjetri do të kthehet së shpejti”.

Çfarë thotë drejtori sportiv i FC Baselit-së, Daniel Stucki?

“Është mirë kur Granit Xhaka thotë diçka të tillë. Por për momentin kjo nuk është realiste”, tha Stucki.

Baseli kampion i ri i Zvicrës sot e ka mposhtur me rezultat 4:0 Luzernin në ndehsjen e fundit të kampionatit.



Read it all at Bota Sot