Peter Knabel, President i Federatës së Futbollit të Zvicrës, ka folur edhe për rastin e Xherdan Shaqirit.
A do të rikthehet apo jo Shaqiri në kombëtaren e Zvicrës?
Ka kohë që flitet për një rikthim të mundshëm të Shaqirit në kombëtare.
Rikthimi i Shaqirit?
“Ata përdorin funksionin ‘thirrje në grup’ në telefonin e tyre celular për të lidhur Murat Yakinin dhe Xherdan Shaqirin.
Ka qenë një sezon i shkëlqyeshëm që Xherdani ka luajtur.
Kështu që mund ta kuptoj pyetjen. Por këto janë dy personalitete të rritura që e gjejnë njëri – tjetrin”, është përgjigjur Knabel për mediumin zviceran “Blick”.
Shaqiri ka pas një edicion të jashtëzakonshëm me Baselin, ku dolën kampion të Zvicrës. Tani synojnë edhe trofeun e Kupës së Zvicrës.