Marash Kumbulla ndan fotot speciale nga festa: Luftuam deri në fund…

- Bota Sot

Marash Kumbulla ndan fotot speciale nga festa: Luftuam deri në fund…

Marash Kumbulla bëri një sezon fantastik me Espanjolin në La Liga.

Mbrojtësi ka luajtur shumë ndeshje titullar dhe ka arritur të realizojë edhe gola për klubin spanjoll.

Pas fitores së djeshme kundër Las Palmasit, Espanjoli siguroi mbijetesën në La Liga, ku do të jetë pjesë edhe sezonin e ardhshëm. Kjo është festuar shumë nga lojtarët dhe tifozët.

Kumbulla ka postuar disa foto nga dhoma e zhveshjes, në fushë teksa ndodhet me të bijën, Matilde që e mban në krah, por edhe festën e tifozëve.

“Punë, besim dhe zemër. Luftuam deri në fund…dhe ia dolëm!!.

Faleminderit, papagaj” shkruan ai në rrjetet sociale.



Read it all at Bota Sot