Shuhen shpresat e tifozëve të Bajernit

- Bota Sot

Shuhen shpresat e tifozëve të Bajernit

Liverpuli po përgatit një marrëveshje rekord për të siguruar Florian Wirtz. 

Sipas “Daily Mail”, Mançester Siti e ka braktisur rrugën dhe Bajern Mynih e ka lënë mënjanë, aq sa në Bavari ka shumë zhgënjim për një lojtar që është ndjekur prej vitesh.

Kjo konfirmohet nga fjalët e presidentit të klubit gjerman, Herbert Hainer i cili deklaroi dje se: “Maks Eberl (drejtor sportiv) më informoi se Florian Virc ndoshta është i orientuar drejt Liverpulit”.

Një operacion potencialisht prej 150 milionë eurosh, por të kuqtë e Arne Slot synojnë të negociojnë çmimin midis bonuseve të ndryshme. Rikujtojmë që në këtë sezon mesfushori gjerman shënoi 16 gola dhe dha 15 asiste për Bajer Leverkusen.



Read it all at Bota Sot