“Garda e Nderit” rezervohet për skuadrën kampione përgjithësisht, ndërsa në Angli është regjistruar një episod i veçantë.
Në javën e 38-të dhe të fundit, Liverpooli dhe Cristal Palace kanë vendosur që të nderojnë njëri tjetrin.
Fillimisht skuadra mike priti Liverpulin në fushë me gardën e nderit. Kjo pasi kishin fituar titullin kampion.
Të njëjtën gjë bëri ndërkohë edhe Liverpuli. Skuadra e Slot nderoi Kristal Palas, që fitoi Kupën FA më parë.
I gjithë stadiumi duartrokiti për momentin special. Kjo ndeshje është pa vlerë për të dyja skuadrat, që i kanë arritur objektivat sezonalë.