Dinamo vijon pushimet para Europës

- Bota Sot

Dinamo vijon pushimet para Europës

Dinamo vijon pushimet para Europës.

Të gjithë futbollistët dhe stafi janë shpërndarë nëpër familjet e tyre për të kaluar kohë pas një sezoni shumë të ngjeshur për shkak se duhej mbyllur më parë se zakonisht.

Itodo Mandela ishte një nga më të mirët për Dinamon në sezonin që lamë pas, duke spikatur jo vetëm me golat e shënuar, por më së shumti me cilësitë dhe stilin e tij të të luajturit.

Edhe pse disa ndeshje qëndroi jashtë për shkak dëmtimi, sa herë ishte në fushë, nigeriani bëhej protagonist dhe tregonte se është një lojtar i nivelit të lartë. Ndërkohë së fundmi, sulmuesi 21-vjeçar në prag të merkatos ka përfunduar në… Afrikë.

Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video teksa me fanellën e Dinamos përgatitet për të luajtur një ndeshje nga pikërisht aty ku nisi gjithçka, fusha me dhe e lagjes. Mesa duket i riu është ribashkuar me shokët e vjetër për të rijetëzuar edhe njëherë kohët e arta të fëmijërisë. 21-vjeçari mbetet protagonist edhe në merkato, ku përflitet se do të jetë një nga shitjet më të mëdha të futbollit shqiptar.

Dinamo dëshiron që ta mbajë deri në Europë dhe më pas të arsyetojë për ofertat kundrejt nigerianit. Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Itodo mori pjesë në 33 ndeshje me Dinamon. Përgjatë këtyre ndeshjeve, “bomberi” nga Nigeria shënoi 21 gola dhe asistoi në 5 të tjerë.



Read it all at Bota Sot