Një klub ndihet i vjedhur

- Bota Sot

Një klub ndihet i vjedhur

Sot u luajt java e 38-të dhe e fundit e Premier Ligë. Ishin katër ndeshje vendimtare, ku pesë skuadra luftuan për të qenë pjesë e Champions në edicionin e ardhshëm.

Liverpuli dhe Arsenali e kishin siguruar vendin e tyre, respektivisht si vend i parë dhe dytë.

Pas tyre e mbyllën Siti, Çelsi dhe Njukasëll. Këto të fundit do të luajnë në Champions, pavarësisht humbjes surprizuese me Evertonin.

Aston Villa e mbylli me po aq pikë sa Njukasëll, por me golavarazhin që e penalizoi.

Humbja ndaj Junajtid u kushtoi shtrenjtë, ndërsa luajtën me një lojtar më pak në pjesën e dytë. Për gjykimin kishin edhe pretendime, ndërsa u mbetet të kënaqen me vendin në Ligën e Europës.

Notingam humbi ndaj Çelsit. Në këtë mënyrë do të jenë përfaqësuesit e Anglisë në Ligën e Konferencës.



Read it all at Bota Sot