Familja Poco heq dorë nga Udinese

- Bota Sot

Familja Poco heq dorë nga Udinese

Familja Poco ka hequr dorë nga Udineze pasi ka arritur akordin me një fond amerikan duke shitur maxhorancën e aksioneve të klubit për plot 150 milionë euro.

Xhampaolo Poco dhe familja e tij bleu Udinezen në 1986 nga Lamberto Maca dhe arriti që ta mbante për plot 30 sezone në Serinë A.

Kjo familje iu përkushtua ekipit të futbollit duke ndrequr bilancet si dhe duke ndërtuar edhe një stadium në pronësi.

Mesohet se akordi me fondin amerikan nuk përfshin aksionet e ekipit të Uotfordit, i cili ka si president djalin e Xhampaolo Pocos, Xhinon.



Read it all at Bota Sot