Alimi krenar me Shkëndijën për suksesin e madh

- Bota Sot

Alimi krenar me Shkëndijën për suksesin e madh

Shkëndija e Haraçinës, shënoi një faqe të re të historisë së saj të lavdishme, duke siguruar kualifikimin në Ligën e dytë të Maqedonisë, pasi mposhti Osogovën nga Koçani, në ndeshjen e balotazhit në Kavadar, me rezultat 2:1.

Kuqezinjtë e Haraçinës kishin mbështetjen e madhe të publikut të tyre, “Çlirimtarëve”, që e kishin pushtuar Kavadarin.

Pas këtij suksesi të madh, ka reaguar drejtori i përgjithshëm sportiv i Shkëndijës, Sulejman Alimi, i cili ka përcjellur urimet më të përzemërta të gjithë atyre që kontribuan për këtë sukses historik.

“Të nderuar futbollistë, staf teknik, kryesi, tifozë Çlirimtarë, Mërgimtarë të Haraçinës, banorë të Haraçinës dhe të tjerë po ju përcjell emocionet dhe gëzimet e mia për të gjithë ju, për suksesin e madh që arritëm, duke e realizuar ëndrrën e haraçinasve që ta shohin Shkëndijën aty ku e kishin dikur.

Po lumturohem që po shkruajmë një faqe të re të historisë sonë të lavdishme. Pas titullit kampion në Ligën e Tretë-Veri, ku fituam bindshëm, ja tani edhe në balotazh gëzuam zemrat e tifozëve tanë besnik.

Jam dhe jemi shumë krenar që po realizojmë dëshirat dhe premtimet tona. Besoj se të gjithë së bashku do të vazhdojmë këtë rrugë të sukseseve.

Do të punojmë me zell të madh drejt sfidave të reja që na presin drejt Ligës së Parë.

I bindur se Shkëndija shumë shpejtë do të jetë pjesë e elitës.

Në fund ju falënderojë të gjithëve pa përjashtim dhe ju them që të qëndroni pranë Shkëndijës sikur deri tani, të jemi të bashkuar drejt sukseseve të reja. Faleminderit të gjithëve që na e uruan këtë sukses. Urime dhe Zoti e bekoftë Shkëndijën tonë!”.



Read it all at Bota Sot