Sulmuesi argjentinas nuk e fsheh dëshirën para finales së madhe

- Bota Sot

Sulmuesi argjentinas nuk e fsheh dëshirën para finales së madhe

Lautaro Martinez po bëhet gati për ndeshjen më të rëndësishme të vitit – finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi argjentinas nuk e fsheh dëshirën për ta fituar këtë ndeshje pasi trofeu i Championsit është njëra prej ëndrrave të tij.

“E ëndërroj çdo ditë (ngritjen lartë të trofeut), jam i sinqertë.

Do të ishte një ëndërr të mbetem në posterin e kujtimeve të klubit si Javier Zanetti. E ëndërroj çdo ditë, shpresoj që të mundë ta jap maksimumin atë natë siç bëj gjithmonë dhe të arrij t’ia siguroj Interit këtë titull, i cili i mungon qe 15 vjet dhe që është mjaft i rëndësishëm për ne dhe për krejt tifozët”, deklaroi “El Torro” për “TNT Sports Mexico”.

Ëndërr e tij, si e çdo futbollisti, është edhe Topi i Artë, ku Lautaro konsiderohet si njëri prej kandidatëve për ta fituar në këtë vit.

Po, sepse e gjithmonë e demonstroj atë që mund ta bëj brenda dhe jashtë fushës.

Shpresoj që të mund ta arrijmë objektivin tonë kryesor, i cili është Championsi, për faktin se Topi i Artë varet edhe nga ky trofe, prandaj më duhet të shpresoj tek votat. Por, duhet t’i shohim edhe paraqitjet dhe kontributet e viteve të fundit, unë jam përmirësuar çdo ditë dhe ky është rezultat i punës së përditshme”, nënvizoi tutje Lautaro.

Çka ka ndryshuar në krahasim me vitin 2023, kur Interi kishte shkuar në finale të Championsit, ku ishte mposhtur nga Manchester City?

“Roli im ka ndryshuar, sepse tash jam kapiten dhe kam më shumë përgjegjësi.

Duhet t’ju jap qetësi bashkëlojtarëve, sepse edhe ata janë lojtarë me përvojë. Ne duhet t’i lëmë prapa krahëve momentet e fundit, të cilët nuk ishin pozitivë dhe të koncentrohemi në këtë ndeshje, e cila është më e rëndësishmja e këtij sezoni.

E kemi bërë këtë arritje (finalen) me një sakrificë të madhe, duhet të përgatitemi mirë gjatë javës për të qenë të gatshëm të shtunën”, përfundoi sulmuesi argjentinas.



Read it all at Bota Sot