Kasami priti lojtarin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i kërkoi gol kundër Serbisë!

- Bota Sot

Kasami priti lojtarin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i kërkoi gol kundër Serbisë!

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur sot në zyrën e tij, Nedim Bajramin, lojtarin e Kombëtares shqiptare/

“Më nderoi me vizitën e tij, ylli i kombëtares sonë, golashënuesi më i shpejt i kampionatit evropian, Nedim Bajrami! Diskutuam rreth situates aktuale dhe sfidat që presin kombëtaren tonë! Nedimi është futbollist punëtor ku falë përkushtimit ka arritur të prek majat evropiane!

Tetova dhe gjithë shqiptarët janë krenarë me Nedim Bajramin!”, ka shkruar Kasami.

Në takim është folur edhe për ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë në Tiranë më 7 qershor.

“Sfida është e rëndë, duhet ta fitojmë Serbinë, edhe ate me gol prej teje”, i ka thënë Kasami futbollistit Bajrami.



Read it all at Bota Sot