Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion njofton se 71 organizata të shoqërisë civile i kanë dhënë mbështetjen e tyre një letre publike drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në të cilën kërkohet heqja e menjëhershme e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe tarifave doganore për produktet menstruale.
Sipas njoftimit, kjo letër është pjesë e kampanjës “Peceta nuk është luks”.
Kjo e cila synon të lehtësojë aksesin në produkte thelbësore për higjienën menstruale dhe të adresojë çështjen e padrejtësive ekonomike ndaj përdoruesve të këtyre produkteve.
Kjo letër do të dërgohet në MFPT në kuadër të kampanjës ‘Peceta nuk është luks.’