Xhemaili rikthehet në kombëtaren e Zvicrës

- Bota Sot

Xhemaili rikthehet në kombëtaren e Zvicrës

Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, është sërish pjesë e ekipit kombëtar të Zvicrës. 

“Mesfushorja, dikur e cilësuar si talentja më e madhe e Zvicrës, ka pasur një sezon të fortë te PSV Eindhoven dhe ndihet vërtet si në shtëpi në Holandë”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.

“Riola Xhemaili buzëqesh shumë teksa mbërrin në kampin e Saillon VS të hënën me shërbimin e autobusit të ekipit kombëtar, së bashku me Geraldine Reuteler dhe Svenja Fölmli.

Për herë të parë këtë vit, lojtarja nga Solothurni është rikthyer në ekipin kombëtar dhe me të drejtë.

Edhe pse nuk mjaftoi për të fituar titullin e ligës me PSV-në dhe Eindhoven humbi gjithashtu në finalen e kupës ndaj Twente Enschede, Xhemaili mund të kujtojë një vit të shkëlqyer: 10 gola dhe 6 asiste në ligë dhe një titullare e padiskutueshme”, ka shkruar media zvicerane.

“Ishte një sezon fantastik për mua dhe i rëndësishëm për ndërtimin e vetëbesimit tim", tha futbollistja.

Futbolli holandez i përshtatet aftësive teknike të Xhemailit; Klubi, trajneri dhe shoqet e ekipit i besojnë asaj.

"Kam dëshmuar se jam një futbolliste e mirë dhe se nëse njerëzit më besojnë, mund të jap rezultate të mira”, tha Xhemajli.

Ajo nuk është kundër qëndrimit te PSV, e cila ka një mundësi blerjeje. "Sepse ndihem si në shtëpi në Holandë".

Në javët e ardhshme, fokusi i Xhemailit do të jetë te Zvicra, me ekipin kombëtar. Tani, lojtarja që 29 herë veshi fanellën e kombëtares është rikthyer sërish aty.

“Ajo nuk po e vë veten nën shumë presion për shkak të Kampionatit Evropian; ajo dëshiron të bindë stafin e trajnerëve me cilësitë e saja në stërvitje. Xhemaili di si të shënojë gola: "Statistikat nuk gënjejnë", shkruan mes të tjera media zvicerane.



Read it all at Bota Sot