Zyrtare: Drita ndahet me Ensar Huruglicën, e falënderon për kontributin

- Bota Sot

Zyrtare: Drita ndahet me Ensar Huruglicën, e falënderon për kontributin

Ensar Huruglica është futbollisti i radhës që është larguar nga kampioni i Kosovës, FC Drita.

Mesfushori i talentuar ofensivë ka një vit e gjysmë pjesë e Dritës, teksa ka arritur të fitoj edhe titullin e kampionit.

22-vjeçari në 33 ndeshje gjatë qëndrimit te Drita e ka mbyllur me katër gola e pesë asistime.

Drita e ka falënderuar për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Ensar Huruglica pas një viti e gjysmë përfundon rrugëtimin me ne.

Pas përfundimit të kontratës Ensarit i është dhënë lamtumira në ndeshjen me bashkëlojtarët dhe tifozët.

Suksese në vazhdim Ensar dhe paq fat. 



Read it all at Bota Sot