Nuk bindi në Gjermani

- Bota Sot

Nuk bindi në Gjermani

Mustafe Abdullahu do të rikthehet në Shqipëri. Gardiani i portës nuk ka bindur në Gjermani te skuadra e Karlsruher SC.

21-vjeçari u largua nga Tirana për te Karlsruher në formë huazimi.

Pas disa muaj te ekipi gjerman do të rikthehet sërish te bardheblutë, pasi kryeqytetasit kanë në pronësi kartonin e tij.

Abdullahu nuk ka bindur dhe kjo ka bërë që gjermanët të mos blejnë kartonin e tij dhe ta rikthejnë andej nga erdhi.

Ndërkohë nga kjo lëvizje, Tirana humbet 400 mijë euro, shumë kjo që supozohet që të paguante klubi i gjerman nëse do të blente përfundimisht kartonin e futbollistit.

Tashmë te bardheblutë shtohet edhe një tjetër portier dhe porta është reparti më i mbipopulluar te Tirana.



Read it all at Bota Sot