Stadiumi i ri, një minierë ari për Barcelonën

- Bota Sot

Stadiumi i ri, një minierë ari për Barcelonën

Qëndrueshmëria ekonomike e Barcelonës padyshim varet nga stadium “Camp Nou”, tërësisht i rinovuar.

Klubi shpreson që të kthehet në shtëpinë e tij shtatorin e ardhshëm, pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare, por me përvojën e mëparshme të organizimit të trofeut tradicional “Joan Gampe”, më 9 ose 10 gusht.Projekti “Barça Hospitalit” vazhdon të konsolidojë pozicionin e tij si një nga shtyllat themelore të “Espai Barça”, me një reagim shumë pozitiv nga tregu. Arritja më e fundit ka qenë shitja e të gjitha suitave VIP, hapësirave më ekskluzive në ofertën e re VIP të klubit. Ky sukses i shtohet ritmit të mirë të shitjeve të pjesës tjetër të hapësirave VIP.

Aktualisht, opsionet që janë ende në dispozicion për ata që kërkojnë të sigurojnë një vend nga ndeshja e parë në “Spotify Camp Nou” janë “Zona e Lojtarëve” dhe “Rreshti i Fushës” (i vendosur në nivelin e parë) dhe “Ballkoni” (në nivelin e dytë).

Kërkesa për këto produkte vazhdon të rritet, me disa zona që tashmë janë shitur plotësisht, dhe shkalla e rezervimeve rritet javë pas jave. Sa u përket vendeve në unazën VIP, të vendosura në unazën e parë VIP, ato mbeten të disponueshme dhe janë pritur shumë mirë. Klubi ka shitur tashmë më shumë se 1,000 vende në këtë kategori, me çmime që fillojnë nga 5.500 euro për sezon dhe këto produkte pritet të jenë në dispozicion, duke filluar nga janari 2026. Disa zona gjithashtu kanë arritur tashmë limitin e tyre të disponueshmërisë.

MË SHUMË SE 3700 VENDE VIP TË SHITURA – Në total, Barcelona ka shitur tashmë më shumë se 3700 vende VIP, një shifër që përfaqëson të ardhura të vlerësuara prej më shumë se 335 milionë eurosh në afat të mesëm dhe të gjatë. Marketingu është bazuar në kontrata shumëvjeçare, të cilat garantojnë stabilitet të fortë financiar për klubin në vitet e ardhshme dhe konsolidojnë modelin e ri të gjenerimit të të ardhurave, të promovuar nga projekti “Espai Barça”.

Kjo ofertë e “Barça Hospitality” jo vetëm që përfaqëson një përmirësim cilësor në përvojën në stadiumin e ri, por gjithashtu i përgjigjet një kërkese në rritje nga bizneset dhe individët. Me një plan prej 9400 vendesh VIP dhe për mysafirë në stadiumin e ri dhe një objektiv për të arritur 120 milionë euro në vit në të ardhura të kombinuara nga sponsorizimet, projekti vazhdon të përparojë me ritëm të mirë.

Pritja e shkëlqyer në treg konfirmon suksesin e modelit të promovuar nga Barcelona dhe e vendos klubin si një pikë referimi evropiane në ofrimin e përvojave sportive premium.



Read it all at Bota Sot