Skuadra e Prishtinës ka njoftuar vazhdimin e kontratës me yllin e saj, Ardian Muja.
Muja ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone tjera me fituesin e Kupës së Kosovës.
“Ardian Muja, ka zgjatur kontratën, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit edhe për dy sezone në vijim”, shkruhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti
27-vjeçari luajti 37 ndeshje me Prishtinën këtë sezon, shënoi pesë gola dhe bëri tetë asiste.