Mbappe, lojtari më i mirë i sezonit te Reali

- Bota Sot

Mbappe, lojtari më i mirë i sezonit te Reali

Ndërsa, në nivel kolektiv, sezoni i parë i Kylian Mbappe te Real Madrid ishte padyshim një dështim (i dyti në La Liga pas Barçës, eliminim në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, humbje në finalen e Kupës së Mbretit dhe në Superkupën e Spanjës, gjithashtu kundër Barcelonës), në nivel individual, ishte një sukses.

42 gola në 55 ndeshje në të gjitha garat, shënuesi më I mirë i La Ligës, “Këpuca e Artë” europiane për herë të parë në karrierën e tij ...

Numrat flasin për ish-parizienin. Kështu u vlerësua numri 9 i Real Madridit me çmimin për lojtarin më të mirë të sezonit për Merengues, këtë të mërkurë në qendrën stërvitore Valdebebas.

Kapiteni francez tha: “Është një kënaqësi dhe një moment i madh për mua. Do të doja të falënderoja të gjithë madrilenët që votuan për mua.

Ishte sezoni im i parë në Spanjë, një përvojë e re si lojtar dhe si person, dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.” 

Dhe për të kujtuar sfidën e fundit të sezonit të Madridit, përkatësisht Kupën e Botës për Klube (15 qershor - 13 korrik): “Do të jetë hera e parë që do të luajmë në këtë garë dhe mezi e presim. Është një shans për të qenë kampionë bote me klubin.

Do të luftojmë për ta fituar.”



Read it all at Bota Sot