Një zhvillim befasues ka tronditur ambientin e Fiorentinës.
Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, trajneri Raffaele Palladino është dorëhequr nga detyra vetëm pak javë pas njoftimit zyrtar për rinovimin e kontratës së tij me klubin vjollcë deri në vitin 2027.
Lajmi ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur dhe ka habitur drejtuesit e klubit, të cilët janë duke bërë përpjekje të mëdha për ta bindur trajnerin të ndryshojë mendje.
Megjithatë, gjithçka tregon se ish-trajneri i Monza-s është i vendosur për të mos u tërhequr nga vendimi i tij
Nuk dihet ende me saktësi çfarë ka shtyrë Palladinon të ndërpresë marrëdhënien me Fiorentinën.
Dy janë pistat më të përfolura: ose një ndryshim i papritur në mendimin e tij për projektin e klubit, ose, më e mundshmja, ekzistenca e një oferte joshëse dhe e parezistueshme nga një tjetër klub.
Në një merkato ku dominoi i trajnerëve po ndërlikohet çdo ditë, emri i Palladinos mund të bëhet shumë shpejt pjesë e lojës së madhe.
Me Gian Piero Gasperinin shumë pranë Romës dhe me tensionet mes Baroni-t dhe presidentit Lotito te Lazio, dy klubet më të përfolura për të ardhmen e tij janë pikërisht Atalanta dhe Lazio.
Çfarëdo që të ndodhë, një gjë është e sigurt: dorëheqja e Palladinos është një goditje e rëndë për Fiorentinën dhe një kthesë e papritur në skenën e Serisë A.
.