Të shtunën me Interin për një rekord

- Bota Sot

Të shtunën me Interin për një rekord

Ditën e shtunë, Kristjan Asllani luan edhe për një rekord.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të bëhet lojtari i parë i kuqezinjve që arrin të fitojë trofeun e rëndësishëm të Ligës së Kampionëve.

Më parë askush nuk ia ka dalë që të prekë kupën e dëshiruar dhe të ëndërruar nga të gjithë futbollistët.

Më parë e ka fituar Xherdan Shaqiri, por në fakt ai nuk ka luajtur me Kombëtaren shqiptare.

Asllani mund të bëhet i pari dhe për këtë arsye në profilet zyrtare të “Champions-it” është postuar fotoja e tij dhe e disa lojtarëve të tjerë që mund ta fitojnë për herë të parë Champions-in për shtetet e tyre dhe të bëjnë histori. Mbetet për t’u parë nëse Asllani do t’ia dalë.



Read it all at Bota Sot