Moska ka reaguar ndaj vendimit të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën me fonde për raketa me rreze të gjatë veprimi.
Kremlini e ka përshkruar këtë veprim si një provokim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë.
Zëdhënësi Dmitry Peskov shtoi: “Ky është një trend shumë i rrezikshëm, një qëndrim i papërgjegjshëm që Gjermania po merr”.
Friedrich Merz, kancelari gjerman, njoftoi më herët sot se vendi i tij do të financojë raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë, kjo u tha në një konferencë për media, pas një takimi që e pati sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.