Vajza e rikthen trajnerin e Kombëtares te katalanasit

- Bota Sot

Vajza e rikthen trajnerin e Kombëtares te katalanasit

Sylvinho aktualisht është i përqendruar te grumbullimi i Kombëtares, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Takime këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Por pavarësisht kësaj, vajza e Sylvinhos e poston shpesh brazilianin në rrjetet e saj sociale.

Këtë herë ka ndarë një foto kur Sylvinho ishte futbollist.

"Timonieri" i Kombëtares mban të veshur fanellën e Barcelonës, skuadër me të cilën ka luajtur në të kaluarën. Taty Mendes siç duket ka “rikthyer” babin e saj te blaugranat, duke risjellë kështu kujtimet e asaj periudhe.



Read it all at Bota Sot