Real Madrid shumë pranë transferimit të yllit të Benficës

- Bota Sot

Real Madrid shumë pranë transferimit të yllit të Benficës

Pas afrimit të Trent Alexander-Arnold me parametër zero për të zgjidhur krahun e djathtë të mbrojtjes, Real Madrid po përqendrohet tani në përforcimin e krahut të majtë.

Emri që ndodhet në krye të listës së dëshirave të klubit “los blancos” është ai i Alvaro Carreras, mbrojtës i majtë i Benficës.

Carreras pëlqehet shumë nga drejtuesit e madrilenëve dhe, sipas mediave spanjolle dhe burimit të besueshëm Fabrizio Romano, kontaktet mes Real Madridit dhe klubit portugez janë intensifikuar menjëherë pas finales së Kupës së Portugalisë.

Klubi spanjoll ka arritur tashmë një marrëveshje të përgjithshme me përfaqësuesit e lojtarit për një kontratë 6-vjeçare, ndërsa tani po punohet për të mbyllur marrëveshjen me Benficën.

Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve po lehtësojnë tratativat, dhe gjithçka duket se po shkon drejt një “fumate të bardhë”. Oferta e parë që Real Madrid do të paraqesë pritet të jetë në vlerën e 40 deri në 45 milionë euro, shumë që mund të bindë klubin portugez të lërë të lirë talentin e krahut të majtë.



Read it all at Bota Sot