Kosova U-21 dhe Maqedonia e Veriut e mbyllin pa gola! Tovërlani: Kishim disa mungesa

- Bota Sot

Kosova U-21 dhe Maqedonia e Veriut e mbyllin pa gola! Tovërlani: Kishim disa mungesa

Kosova  U-21e ka mbyllur pa gola ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor me Maqedoninë e Veriut (0:0). Edhe pse Dardanët u angazhuan, organizimi i mirë i kundërshtarit ia pamundësojë Kosovës rezultatin pozitiv.

Në pjesën e parë ekipet ishin të barabarta, ndërsa në të dytën Dardanët ishin më këmbëngulës dhe krijuan disa raste por nuk u treguan të shkathët para portës.

Ndonëse rezultati nuk ishte në plan të parë, përzgjedhësi Afrim Tovërlani barazimin e arsyetoi me mungesa të shumta në skuadër.

“Kishim disa mungesa, mirëpo pa marrë parasysh atyre që iu ka dhënë rasti sidomos në pjessën e parë është dashur ta shfrytëzojnë më mirë, sepse në tubimin e radhës shumica e tyre kthehen dhe kush nuk e dëshmon vetën e tregon fusha”.

Së bënë gabime dhe nuk ishin në formën më të mirë e pranuan edhe vet futbollistët.

“Na munguan krosimet drejt portës së kundërshtarit, topi ka qarkulluar mirë por ka munguar finalizimi.

Shpresojmë se në ndeshjen kthyese do ti përmirësojmë disa gabime të cilat i bëmë në këtë ndeshje”, tha futbollisti Hekuran Berisha.

Ndërsa, kapiteni Leon Zeqiraj beson se patën paraqitje më të mirë se sa kundërshtari:

“Kemi qenë një ekip me futbollistë të rinj dhe na është dashur kohë për tu adaptuar me njëri-tjetrin. Pjesa e dytë ishte më mirë, kishim shanse por mungoi konkretizimi”.

Kosova miqësoren e dytë ndaj të njëjtit kundërshtar e zhvillon me datën 31 maj në Shkup.



Read it all at Bota Sot