Detajet e akordit

- Bota Sot

Detajet e akordit

Bajerni i Mynihut ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës.

Ashtu siç pritej Xhonatan Tah ka firmosur një kontratë katër vjeçare me kampionët e Gjermanisë. Sipas njoftimit të bërë nga vetë klubi bavarez 29-vjeçari ka marrë fanellën me numrin katër.

“Jam shumë i lumtur. Më pëlqen të marr përgjegjësi. Dua të kemi një ekip të suksesshëm dhe të fitojmë shumë trofe bashkë”, tha Tah pas firmës në kontratë.

Ndërsa Maks Eberl, përgjegjësit për Sportin në Bordin e Bajernit, në fjalën e tij nuk mohoi se interesi i tij karshi Tah kishte qenë i vjetër. “Të gjithë e dinin se sa shumë e vlerësonim Xhonatan Tah.

E kemi ndjekur prej muajsh. Profili i tij është i duhuri për Bajernin pasi është një karakter i fortë.

Fakti që na bën edhe më shumë krenarë për këtë firmë është se Tah kishte mundësi zgjedhjeje, por vendosi të vinte në Mynih”, tha Eberl.



Read it all at Bota Sot