Tah synon suksese me gjigantin bavarez

- Bota Sot

Tah synon suksese me gjigantin bavarez

Jonathan Tah iu bashkua sot kampionit të ri të Gjermanisë, Bayern Munich nga rivali i Bundesligës, Bayer Leverkusen.

29 vjeçari, i cili në muajin prill njoftoi se do të largohej nga “Farmaceutikët” si lojtar i lirë pasi i kaloi 10 vjet aty, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, deri në qershor të vitit 2029 me gjigantin bavarez.“Jam mjaft i lumtur që u bëra pjesë e Bayernit.

Dua ta marr përgjegjësinë time këtu dhe të punoj fort çdo ditë, në mënyrë që të jemi të suksesshëm si ekip dhe të fitojmë shumë trofe së bashku”, tha Tah.

Ai kishte debutuar në futbollin profesionist tek Hamburgu si 17 vjeçar në sezonin 2013/14 duke i zhvilluar 16 ndeshje në sezonin e tij debutues në ligën elitare.

Kjo u pasua me një vit të kaluar në Bundesliga 2 me Fortuna Düsseldorf para se Leverkuseni t’ia bënte thirrjen në verën e vitit 2015.

Qendërmbrojtësi u bë menjëherë pjesë e rregullt e ekipit të parë në “BayArena” dhe u ftua edhe në Kombëtaren e Gjermaisë, ku kishte debutuar në mars të vitit 2016 kundër Anglisë.

29 vjeçari e gëzoi suksesin e jashtëzakonshëm të vitit të kaluar së bashku me Granit Xhakën duke e shkruar historinë tek Leverkuseni.



Read it all at Bota Sot