Shqipëria do të përballet me Serbinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit e cila do të luhet më 7 qershor prej orës 20:45.
Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin ditën e diel, ku në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë do të vijojë seancat stërvitore. Por, përgatitjet do të nisin edhe më herët, dhe këtë herë në Durrës.
Roma i “rrëmben” trajnerin rivalëve të Serie A, pritet zyrtarizimi
Një pjesë e mirë e lojtarëve, pasi të kenë shfrytëzuar 2-3 ditë pushime, do të mbërrijnë sot në Shqipëri, për t’u vendosur nën urdhrat e Silvinjos, i cili do të ketë disa ditë më shumë kohë për të përgatitur ekipin, pavarësisht se grupi mund të mos jetë i plotë.
Ndërkohë ky grumbullim provizor nis larg zhurmës së Tiranës, teksa të vendosur në Durrës, ekipi do të jetë më i qetë në ato ditët e para.