Cristiano Ronaldo në fund të këtij sezoni mbetet pa kontratë te Al Nassr.
Drejtori i klubit nga Arabia Saudite, Fernando Hierro ka treguar situatën e yllit portugez gjatë një interviste për Fabrizo Romanon.
Hierro thotë se klubi dhe Ronaldo janë në bisedime për të vazhduar tutje.
“Jemi ende në bisedime për të vazhduar me Ronaldon.
Shpresojmë të vazhdojmë me të. Ai është një lojtar i madh që i ka ndihmuar shumë ligës në Arabi”, u shpreh Hierro
Edhe pse në moshë 40-vjeçe, Ronaldo gjatë këtij sezoni zhvilloi 41 ndeshje, shënoi 35 gola dhe bëri katër asiste.