Arsenali firmos me yllin e Sociedadit për 60 milionë euro

- Bota Sot

Arsenali firmos me yllin e Sociedadit për 60 milionë euro

Martin Zubimendi do të nisë një aventurë të re në Premier League.

Mesfushori spanjoll ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Arsenali, pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe interesimesh nga klubet më të mëdha europiane.

Klubi londinez ka vendosur të paguajë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh, duke bindur Real Sociedad të lejojë largimin e 26-vjeçarit, që ka qenë një prej shtyllave kryesore të skuadrës baske në vitet e fundit.

Zubimendi ishte një dëshirë personale e trajnerit Mikel Arteta, i cili kërkon të përforcojë repartin e mesfushës me një lojtar të qëndrueshëm, teknikisht të aftë dhe taktikisht të disiplinuar, cilësi që i përshtaten profilit të ish-mesfushorit të Sociedad.

Spanjolli ka luajtur 232 ndeshje me Sociedadin, klub për të cilin ka dhënë gjithçka që nga fillimet e karrierës. Me ekipin e tij të vetëm deri tani ka fituar edhe Kupën e Mbretit në Spanjë, ndërsa tani është gati për hapin e madh në elitën e futbollit anglez.



Read it all at Bota Sot